Me Covid-19, presidenti thyen karantinën dhe del: Jam mirë

Edhe pse me Covid-19, Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro vijon të sfidojë autoritetet dhe rregullat e pandemisë. Ai ka dalë sërish nga karantina e detyruar, këtë herë duke ngarë motorin e duke folur me qytetarët në rrugë, pa një maskë mbrojtëse të vendosur, vetëm pak orë pasi kishte rezultuar pozitiv edhe në tamponin e tretë.

Pas xhiros, kreu i shtetit reagoi përmes facebookut, në një përpjekje për të qetësuar mediat dhe qytetarët duke thënë se është shumë mirë dhe se vazhdimisht ka marrë hidroksikloronikë, një trajtim i paaprovuar për Covid-19. Të mërkurën në mbrëmje, zyra e tij e shtypit njoftoi se edhe në testin e tretë, Bolsonaro ka rezultuar pozitiv pas testit të parë më 7 korrik.

Brazili është shteti i dytë në botë pas SHBA për nga numri i të infektuarve, duke regjistruar në një ditë të vetme thuajse 60 mijë raste të reja, në një total prej 2.3 milionë rastesh pozitive. Ministria e Shëndetësie raportoi 1311 vdekje, duke e çuar numrin e viktimave në 84 mijë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?