Me patate dhe kripë, ja si mendohet të jenë shtëpitë e ardhshme në Mars

Fillimisht, ishin kërpudha. Tani patatet janë ushqimi më i fundit që hap rrugën për shtëpitë e së ardhmes.

Shkencëtarët nga Universiteti i Mançesterit kanë krijuar një material të ri ndërtimi të quajtur ‘StarCrete’ që me ndihmën e niseshtës së patates – dhe kripës- mund të ndihmojë në ndërtimin e shtëpive jashtëtokësore.

Lajmi vjen pasi firma amerikane e arkitekturës Red House njoftoi në shkurt se po punonte me NASA-n dhe Institutin e Teknologjisë të Massachusetts (MIT) për të ndërtuar shtëpi të bëra nga kërpudhat dhe algat e dehidratuara në hapësirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mënyrë ideale, prodhimi i materialeve të tilla do të arrihej gjithashtu nëpërmjet proceseve relativisht të thjeshta, me energji të ulët, që mbështesin gjithashtu sisteme të tjera kritike, si ngrënia ose frymëmarrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekipi i Universitetit të Mançesterit beson se një zgjidhje e mundshme për problemin mund të jetë niseshteja e patates, e cila do të lidhet së bashku me tokën hënore.

Në eksperimentet e tyre, shkencëtarët përdorën niseshte të zakonshme dhe kripë – klorur magnezi, që mund të merret nga sipërfaqja e Marsit ose në mënyrë të çuditshme, nga lotët e astronautëve – për të ngjitur dhe strukturuar tokën marsiane.

Në një artikull të botuar në revistën shkencore Open Engineering, shkencëtarët thanë se rezultatet siguruan një material që është dy herë më i fortë se betoni i zakonshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?