Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në zyrat e DEA në Nju Jork (VIDEO)
Mediat amerikane kanë publikuar pamje nga momenti kur Nicolas Maduro ka mbërritur në zyrat e DEA në Nju Jork. Në video, Maduro shfaqet me shapka dhe me një shishe uji në dorë, shoqëruar nga dy agjentë të DEA.
Presidenti i Venezuelës u arrestua së bashku me gruan e tij nga Delta Force amerikane të shtunën . Ai u mor me avion ushtarak nga kryeqyteti i Venezuelës dhe më pas u dërgua në Nju Jork.
Në një video të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë, Maduro dëgjohet duke thënë “Mirëmbrëma, gëzuar Vitin e Ri”.
KOHA JONË SONDAZH

