Më shumë se 800 mijë fëmije të infektuar me Covid në SHBA
Rastet e fëmijëve të infektuar me Covid-19 në SHBA kanë pësuar një rritje prej 14% vetëm në muajin tetor.
Sipas Pediatrisë amerikane, muajin e fundit kanë rezultuar pozitivë reth 800 mijë fëmijë amerikanë, ndërkohë që në dy javët e fundit ato përbëjnë 11% të infeksioneve.
Prej 8 tetorit janë raportuar 94 555 fëmijë pozitivë. Gjithësesi rastet e vdekjeve te fëmijët janë shumë të ralla, duke vënë një përqindje minimale prej 1% nga 3.6% të atyre që marrin ndihmë mjekësore në spital.
Që prej fillimit të pandemisë, SHBA ka raportuar rreth 8.6 milion të infektuar me Covid-19.