Më shumë se gjysma e Europianëve, nuk e duan BE
Nisur nga një sërë faktorësh si; kriza e refugjatëve, pasiguria nga grupet terroriste, ekonomia, janë disa elementë për të cilat shtetet anëtare në BE, janë përballë sfidëse nëse do të vazhdojnë të jenë pjesë e bllokut apo të largohen. Është Britania ajo e cila do të shkojë në një referendum në Qershor dhe ndikuesja e këtyre vendimeve.
Sipas një studimi të fundit të publikuar në median britanike, “Daily Express”, thuhet se më shumë se gjysma e europianëve duan që vendi i tyre të shkojë në referendum. Në një studim me më shumë se 6,000 njerëz nga: Belgjika, Franca, Gjermania, Hungaria, Italia, Polonia, Spanja dhe Suedia. 45 për qind e tyre thanë se donin të votonin nëse duan të mbetet pjesë e bllokut të 28-të vendeve apo jo.
Zyrtarët e Brukselit, gati gjysma e italianëve (48 për qind) dhe katër në dhjetë francezë dhe suedezët (41 për qind dhe 39 për qind respektivisht) thanë se do të votonin që shteti i tyre të dalë nga blloku prej 28 vendet e BE-së, në qoftë se ata do të kishin mundësinë. Në të kundërt, vetëm një në pesë (22 për qind), polakët do të votonin që vendi i tyre të lërë BE, nëse do të mbahet një referendum.
Rezultatet e sondazhit, vijnë si një qortim i madh për bosët e BE-së në Ditën e Europës, që sot mendohet të jetë një festë e integrimit dhe bashkimit në BE. Por studimi me nëntë vendet e mëdha të BE-së duke përfshirë Britaninë që përfaqëson rreth tre të katërtat e popullsisë së BE-së dhe rreth 80 për qind të PBB-së së saj, sugjeron që euro-skepticizmi është në rritje në të gjithë kontinentin.
Gati gjysma (48 për qind) e të anketuarve në vendet e BE-së besonin në qoftë se Britania lë BE në muajin e ardhshëm, atëherë vendet e tjera do të ndjekin të njëjtin vendim. Një në dhjetë (11 për qind) besojnë se BE edhe do të shpërbëhet plotësisht deri në vitin 2020. Anketa gjithashtu zbuloi se Europianët besojnë se Brexit do të jetë më e dëmshme për BE-në se sa për vetë Mbretërinë e Bashkuar.
Gjysma e europianëve mendojnë se Brexit do të ketë një ndikim negativ në ekonominë e BE-së dhe për ndikimin e BE-së në skenën botërore (51 për qind dhe 48 për qind respektivisht). Por më pak se dy në pesë persona mendojnë se Brexit do të ishte negative për ekonominë apo pozicionin e Britanisë në skenën botërore (36 për qind dhe 38 për qind respektivisht).
Njerëzit në Indi, Itali, Poloni, Afrikën e Jugut dhe SHBA-ja, mendojnë se vendi i tyre në BE do të ketë një ndikim pozitiv neto në ekonominë e Britanisë, edhe pse ata në Indi dhe SHBA besojnë se do të nxisin qëndrimin e Britanisë në botë. Çuditërisht, britanikët ishin më pesimistë se qytetarët e tjerë të BE-së.
Vetëm 35 për qind e britanikëve të pyetur besonin se në Mbretërinë e Bashkuar në fakt do të ndërpresë lidhjet e saj me Brukselin këtë verë, në krahasim me 60 për qind të italianëve dhe 58 për qind të francezëve.
E për mbi afatgjatësinë e BE-së një në katërt europianë (23 për qind) besojnë se vendin e tyre duhet të qëndrojnë në BE, por të përpiqet për të zvogëluar pushtetin e Brukselit. Por një e katërta (24 për qind) besojnë se vendi i tyre duhet të qëndrojnë në bllok dhe në të vërtetë mund të rritet kontrolli i BE-së.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

