Media iraniane hedh poshtë deklaratat e Trump: S’ka marrëveshje finale me SHBA-në

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim News Agency raportoi se deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje përfundimtare mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara duke hedhur posht deklaratat e Trump. Deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me heqjen e bllokadës detare ndaj Teheranit duhet të priten “me skepticizëm”, duke i cilësuar ato pjesë të “modelit të tij të zakonshëm të njoftimeve të njëanshme dhe vetëlavdëruese”.

Agjencia iraniane hodhi poshtë gjithashtu pretendimet e Trump dhe të mediave amerikane lidhur me çështjen bërthamore, duke i cilësuar ato “të pabaza” dhe duke sqaruar se aktualisht nuk po zhvillohen diskutime të detajuara mbi këtë temë.

Sipas Tasnim, refuzimi i SHBA-së për të zhbllokuar fondet e ngrira iraniane po shton dyshimet e Teheranit mbi gatishmërinë reale të Uashingtonit për negociata. Në përfundim, agjencia nënvizon se Republika Islamike ka përsëritur vazhdimisht se çështja e aseteve të ngrira duhet të zgjidhet përpara arritjes së çdo marrëveshjeje paraprake.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?