Media: Paraushtarakët pro-Kiev mohojnë përfshirjen në su*min terr*rist në Moskë
Një përfaqësues i Trupave Vullnetare Ruse, në mesin e grupeve paraushtarake besnike ndaj Ukrainës, përgjegjës për inkursionet e armatosura në rajonet ruse të Ukrainës, mohoi çdo përfshirje të grupit në të shtënat në sallën e koncerteve në Moskë.
“Natyrisht që ne nuk kemi të bëjmë me këtë”, tha një përfaqësues i grupit për Novaya Gazeta Europe. Mediat ruse raportojnë për të paktën 40 viktima dhe 100 të plagosur.
Rreth 100 njerëz u evakuuan nga ndërtesa nga zjarrfikësit, raportoi TASS. Sipas Drejtorisë kryesore të Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Federatës Ruse, ekipet e shpëtimit po punojnë ende për t’i zbritur njerëzit nga çatia.
Më shumë se 50 ekipe ambulancash u dërguan në Krasnogorsk, një qytet në rajonin e Moskës, për të ofruar kujdes mjekësor për të gjithë ata që do të kenë nevojë, tha Ministria e Shëndetësisë e Rajonit të Moskës për RIA Novostin.