Mediat arabe: Marrëveshja Iran-SHBA do të shpallet në orët e ardhshme

Media arabe “Al Arabiya” raporton se drafti përfundimtar i një marrëveshjeje të mundshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e ndërmjetësuar nga Pakistani, mund të shpallet në orët e ardhshme.

Ndër pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje përfshihen një armëpushim i menjëhershëm, garantimi i lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, si dhe heqja graduale e sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit.

Sipas mediave të Emirateve, marrëveshja pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas njoftimit zyrtar nga të dyja palët. Shtëpia e Bardhë ka mbajtur një qëndrim më të rezervuar, duke deklaruar se “është bërë përparim, por jemi ende larg marrëveshjes përfundimtare për Hormuzin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?