Mediat turke: Arrestohen kryetarët e bashkive në Turqi, dyshohet se kanë lidhje me celula të dyshimta

Si pjesë e një hetimi terrorist në lindje dhe juglindje të Turqisë disa zyrtarë lokalë të një partie politike e akuzuar nga qeveria për lidhje me grupet terroriste u arrestuan sot herët, njoftojnë burimet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Bashkisë Igdir, Yasar Akkus nga Partia opozitare Demokratike e Popujve (HDP) u arrestua sot herët në kuadër të hetimeve terroriste.

Njësitë policore mbyllën zonën përreth ndërtesës së bashkisë dhe filluan bastisje të njëkohshme si në rezidencën e Akkus ashtu edhe në zyrën e tij në bashki, thanë burimet e sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akkus u arrestua më vonë në shtëpinë e tij dhe u dërgua në ndërtesën e policisë. Ndërsa bastisjet në shtëpinë dhe zyrën e tij kanë vazhduar, kurse njësitë e sigurisë kanë arrestuar edhe kryetarët e bashkive Baykan dhe Kurtalan në provincën juglindore Sirtit për lidhje të dyshuara me grupin terrorist PKK.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas burimeve, kryetari i Siirtit, Berivan Helen Isik, nënkryetari i bashkisë Peymandara Turhan, kryetari i qarkut Kurtalan, Baran Akgul dhe kryetari i qarkut Baykan, Ramazan Sarsilmaz u arrestuan si pjesë e hetimit terrorist të iniciuar nga kryeprokurori publik i Siirtit.

Ndërsa policia ndërmori masa të gjera sigurie përreth ndërtesave të bashkisë dhe ndërtesës së policisë, bastisjet në të gjitha zyrat e zyrtarëve lokalë vazhduan.

Qeveria turke akuzon HDP-në për lidhje me grupin terrorist PKK dhe një numër i madh i kryetarëve vendorë të HDP-së janë pezulluar nga detyra, duke u përballur me akuzat për terrorizëm.

Për më shumë se 100 ditë, dhjetëra familje kanë organizuar protestë përpara Zyrës së HDP-së në provincën juglindore Dijarbakir, duke akuzuar zyrtarët e partisë se kanë ndihmuar grupin terrorist PKK të rekrutojë me forcë fëmijët e tyre.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?