Medvedev: Embargo Turqisë, as na kushton fare

 

Masat shtrënguese ekonomike kundër Turqisë të marra pas rrëzimit të një avioni rus Su-24 nga aviacioni turk do t’i kushtojnë vetëm 0,2-0,5 pikë inflacionit në ekonominë ruse.

Kjo u pohuar sot nga kryeministri rus, Dmitri Medvedev.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kemi vlerësuar se çfarë mund të përfaqësojë kjo. Sipas ekspertëve, kjo do të përfaqësonte 0,2-0,5 për qind të inflacionit, nuk është shumë”, deklaroi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri rus shtoi se sasia e prodhimeve turke të importuara nga Rusia ishte e parëndësishme, arsye për të cilën ndikimi i këtyre sanksioneve mbi ekonominë do të ishte i kufizuar.

Embargo që Rusia synon t’i vendosë Turqisë do të jetë e kufizuar në fruta dhe perime, autoritetet ruse kërkojnë të shmangin rritjen e inflacionit që ka arritur në 15 për qind në muajin nëntor duke tejkaluar objektivat e qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?