Mega-operacion në Itali, goditen mafiozët e Ndragheta-s, mes të arrestuarve edhe një grua shqiptare (Emri)

Një operacion i madh kundër mafies po zhvillohet aktualisht në Itali, ku raportohet se janë sekuestruar miliona euro pasuri.

Mësohet se mes të arrestuarve në megaoperacionin e Antimafias italiane, i koduar “Basso profilo”, është edhe një grua shqiptare.

Sipas Ora News, bëhet fjalë për shtetasen Odeta Hasaj, lindur në Shqipëri më 16/05/1967.

Rezultatet e operacionit:

47 të arrestuar
59 kompani nën sekuestro
45 banesa nën sekuestro

29 automjete nën sekuestro, mes të cilëve 2 Porsche
77 llogari bankare nën sekuestro
24 karta crediti nën sekuestro
1 mjet lundrues
1 kallup floriri
1 orë Rolex

Operacioni i koduar “Basso profilo” (profil i ulët) ka impenjuar rreth 370 forca policore, prej të cilëve 200 pjesë e trupave të Antimafias italiane, e 170 forca të përëra nga Guardia di Finanza e të Policisë së Shtetit.

Operacioni po ekzekuton urdhër arrestime të shumta ndaj eksponentëve më të rëndësishëm mafiozë të klanevetë Ndranghetas kalabreze si “Grande Aracri”, “Arena”, “Buonaventur”e Aracri”, që veprojnë në Crotone, Isola Capo Rizzo dhe Cutro.

Operacioni ka zbardhur një aktivitet të paligjshëm parash me vlerë mbi 300 milionë euro.

SHKARKO APP