Meksika arreston “El Chapon” e drogës
Është arrestuar bosi i drogës në Meksikë i njohur si El Chapo, i cili ishte i arratisur.
Lajmi për arrestimin e bosit të drogës u dha nga Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto në rrjetin e tij social Twitter.
“Misioni i kryer: Dua të informoj të gjithë meksikanët se Joaquin Guzman Loera është ndaluar” shkruan , Enrique Pena Nieto në Twitter.
Lordi i droges prej 6 muajsh ishte arratisur nga burgu i sigurise se lartë në Meksikë.
Guzman ishte një prej bosëve më të fuqishëm dhe më të kërkuar në botë, pasi karteli i drejtuar prej tij në Sinaloa trafikonte kokainë, heroinë dhe metamfetaminë drejt Shteteve të Bashkuara.
Edhe SHBA-të, nga ana e tyre, kishin ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për çdo informacion që do të çonte në kapjen e El Chapos.
Guzman, i cili u kap në vitin 2014 – sërish nën drejtimin e Presidencës nga Pena Nieto, ishte arratisur edhe një tjetër herë në vitin 2001 përmes një tuneli nëntokësor.
KOHA JONË SONDAZH

