Melania Trump hedh në gjyq djalin e Joe Biden
Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka paralajmëruar një padi prej mbi 1 miliard dollarësh ndaj Hunter Biden, pasi ky i fundit pretendoi se ajo ishte prezantuar me bashkëshortin e saj, Donald Trump, nga pedofili i dënuar dhe i vetëvrarë në burg Jeffrey Epstein.
Avokatët e Melanias e kanë quajtur deklaratën e Biden-it “të rreme, shpifëse dhe nxitëse të urrejtjes”, duke theksuar se synon të dëmtojë imazhin dhe integritetin e saj. Ata kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të akuzës dhe një kërkimfalje publike, përndryshe do të nisin procedurat ligjore.
Pretendimet u bënë gjatë një interviste të Hunter Biden me regjisorin Andrew Callaghan, ku ai sugjeroi se ekzistojnë dokumente të pazbuluara që “implikojnë” Trump-in dhe lidhen me takimin e parë të çiftit. Një pjesë e kësaj historie është përmendur edhe nga gazetari Michael ëolff, por media që e publikoi më vonë e tërhoqi artikullin pas ndërhyrjes ligjore të avokatëve të Melanias.
Donald Trump ka pranuar se ka njohur Epstein-in, por thotë se marrëdhëniet u prishën dekada më parë, ndërsa sipas një interviste të vitit 2016 në Harper’s Bazaar, takimi i tij me Melanian ka ndodhur në një festë të organizuar nga një agjenci modelingu në vitin 1998, pa asnjë lidhje me Epstein.
Ngjarja vjen në një moment kur presioni publik për publikimin e dokumenteve të plota të çështjes Epstein po rritet. Trump ka thënë se do t’i bëjë ato publike nëse rizgjidhet president, ndërkohë që FBI dhe Departamenti i Drejtësisë kanë mohuar ekzistencën e një “liste klientësh” të inkriminuar.
KOHA JONË SONDAZH

