Melania Trump shoqërohet në Shtëpinë e Bardhë nga një robot android
Melania Trump u shfaq në një aktivitet në White House e shoqëruar nga një robot humanoid i quajtur “Figure 3”, i cili është i aftë të ecë dhe të flasë.
Ngjarja ishte një samit i fokusuar në edukimin teknologjik të fëmijëve, ku mori pjesë edhe Brigitte Macron. Gjatë aktivitetit, roboti përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi për ftesën, ndërsa Melania Trump e cilësoi atë si mysafirin e parë humanoid të prodhuar në SHBA që viziton Shtëpinë e Bardhë.
Zonja e Parë theksoi se inteligjenca artificiale dhe teknologjia digjitale janë prioritet i saj, duke sugjeruar se në të ardhmen humanoidët mund të përdoren si edukatorë për fëmijët. Sipas saj, kjo do të ndihmojë në zhvillimin e mendimit kritik dhe aftësive të pavarura.
Ajo ka marrë një rol më aktiv gjatë mandatit të dytë, duke organizuar disa aktivitete të fokusuara në teknologji dhe sigurinë e fëmijëve në internet.
KOHA JONË SONDAZH

