Melania Trump shuan zërat për divorc: E dua Donaldin

Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, ka hedhur poshtë spekulimet në lidhje me qëndrueshmërinë e martesës së saj. Ajo ka thëne se pretendimet për lidhjet jashtëmartesore të bashkëshortit Donald Trump, nuk janë në fokusin e saj, pasi “ka gjëra më të mira për të bërë”.

Në një intervistë për ABC News, ajo ka thënë se spekulimet në media në lidhje me martesën e saj nuk ishin të këndshme.
E pyetur nëse e do Presidentin Donald Trump ajo është përgjigjur “Po, ne jemi në rregull”.
Presidenti Trump ka mohuar se ka pasur lidhje jashtë martesore, ndërkohë që ylli pornografik Stormy Danield dhe ish modelja e Playboy, Karen McDougal kanë deklaruar se kishin fjetur me Donald Trump.
Zonja Trump tha se e donte bashkëshortin e saj dhe se mbulimi i medias për marrëdhënien e tyre nuk është gjithmonë i saktë.
“Nuk është diçka që më brengos dhe nuk jam e fokusuar aty. Jam nënë dhe Zonjë e Parë dhe kam gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar e për të bërë. Unë e di çfarë është e drejtë, çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo”, ka deklaruar ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?