Meloni ashpërson gjuhën: Nuk do të lejoj që Italia të kthehet një kamp i refugjatëve në Europë
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni thotë se nuk do të lejojë që Italia të bëhet kampi i refugjatëve të Evropës. Ajo nënvizoi se në këtë situatë është e rëndësishme që vendet t’i shpallin luftë trafikantëve të qenieve njerëzore.
“Është e rëndësishme që memorandumi me Tunizinë të vazhdojë, një model për t’u përdorur edhe me kombet e tjera. Është një model për t’u përdorur edhe me kombet e tjera”,-tha Meloni.
Ajo është shprehur se çështja nuk mund të zhvendoset nga një vend në tjetrin. “Çështja nuk është ajo e zhvendosjeve, askush nuk mund të mendojë përballë këtyre flukseve, për t’ia kaluar problemin dikujt tjetër”.