Meloni nën hetim, riatdhesoi komandatin libian: Nuk mund të shantazhohem

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është nën hetim për ndihmë dhe nxitje në lirimin dhe riatdhesimin e komandantit libian Almasri, i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Për këtë lajm ka reaguar edhe vetë Meloni, e cila thotë se nuk mund të shantazhohet.

”Prokurori Publik Francesco Lovoi, i përfshirë edhe në gjyqin e dështuar të Matteo Salvinit për rrëmbim, sapo më dërgoi një njoftim hetimi për ‘krimet e ndihmës dhe përvetësimit në lidhje me çështjen e riatdhesimit të shtetasit Almasri.

Mendoj se ajo që ishte e vlefshme dje vlen edhe sot: Nuk mund të shantazhohem dhe nuk jam e frikësuar, ka mundësi që për këtë arsye të mos më pëlqejnë ata që nuk duan që Italia të ndryshojë. Por gjithashtu dhe mbi të gjitha për këtë kam ndërmend të vazhdoj rrugën time në mbrojtje të italianëve, veçanërisht kur rrezikohet siguria e kombit”, thotë Meloni.

SHKARKO APP