Meloni: Njohim Palestinën vetëm nëse Hamasi çarmatoset
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni thotë se për paqen në Lindjen e Mesme, Hamasi duhet të pranojë se nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen kalimtare dhe në shtetin e ardhshëm palestinez. Po ashtu Meloni shton se Hamasi duhet të çarmatoset për të parandaluar që të vazhdojë të përbëjë një kërcënim për stabilitetin rajonal.
”Këto janë parakushtet e nevojshme për njohjen e Shtetit të Palestinës nga Italia edhe nga ky Parlament. Qeveria është e gatshme të veprojë në përputhje me rrethanat sapo të përmbushen këto kushte.
Marrëveshja e fundit mbi planin njëzet pikësh të paraqitur nga presidenti Donald Trump dhe të nënshkruar në Sharm el-Sheikh mbi krizën e Lindjes së Mesme përfaqësoi një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv dhe konkret dhe është fryt i një pune të gjatë dhe komplekse diplomatike në të cilën Italia kontribuoi me këmbëngulje dhe pragmatizëm.
Jemi thellësisht mirënjohës ndaj të gjithë ndërmjetësve për përpjekjet diplomatike që e bënë të mundur këtë hap të rëndësishëm përpara. Po i referohem qeverive të Egjiptit, Katarit dhe Turqisë, por po i referohem veçanërisht presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili i ka kushtuar energji të jashtëzakonshme arritjes së asaj që është një sukses i padiskutueshëm”,-tha Meloni.
KOHA JONË SONDAZH

