Menduan se kishte vdekur, familja varros gjallë foshnjën e porsalindur

Një grup fshatarësh kanë nxjerrë nga varri një djalë të porsalindur që u varros i gjallë në Kinën lindore.

Foshnja ishte futur nga familjarët në një kuti kartoni më pas u varros.

Jiao Xinglu dhe Zhou Shangdong po kërkonin për kërpudha në malet e largëta afër Laiwu kur gjetën foshnjën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jiao dëgjoi një zhurmë në tokë dhe filloi që të gërmojë me duar tokën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një grup miqsh dhe familjarësh u mblodhën përreth tij dhe momente më vonë doli në dritë kutia e kartonit me djalin e vogël brenda.

Në videon e filmuar shihet foshnja i mbështjellë me batanije duke fjetur.

Djali peshonte vetëm 1.5 kg. Raportohet se familja mendoi se foshnja kishte vdekur ndaj e varrosën. Sipas gjyshit të tij, ai nuk merrte frymë dhe kishte infeksion të rëndë në mushkëri.

Policia ka nisur hetim mbi rrethanat e ngjarjes. Dhe Xinglu ka shprehur dëshirën për të birësuar foshnjën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?