Mercedes dhe Ford nisin prodhimin e pajisjeve respiratore për të ndihmuar të infektuarit me Covid-19

Ford Motor dhe GE Healthcare planifikojnë të prodhojnë 50,000 ventilatorë brenda 100 ditëve të ardhshme në një strukturë në Michigan për të ndihmuar me pandeminë koronavirus. Kompanitë presin të prodhojnë 1.500 deri në fund të prillit, 12,000 deri në fund të majit dhe 50,000 deri në 4 korrik, thanë zyrtarët.

Dizajni i ventilatorit është licensuar nga GE Healthcare nga Airon Corp me qendër në Florida, një kompani e vogël private e specializuar në produkte të teknologjisë së lartë të mbështetjes së jetës pneumatike.

Ford, sipas Westrick, nuk ka asnjë klient privat në këtë kohë për të blerë ventilatorët dhe “po punon ngushtë” me zyrtarët e qeverisë për të përmbushur kërkesën e nevojshme.

Gjithashtu një kompani tjetër automobilash si Mercedes në bashkpunim me disa inxhinierë kanë nisur prodhimin e disa pajisjeve e cila çon oksigjenin në mushkri pa pasur nevoj për aspirator.

Dyzet nga pajisjet e rejatë prodhuara janë dorëzuar në ULCH dhe tre spitale të tjera në Londër. Nëse provat shkojnë mirë, deri në 1.000 pajisje mund të prodhohen në ditë nga Mercedes.

Agjencia Rregulluese e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor tashmë ka dhënë miratimin e saj për përdorimin e tyre. (CNBC / BBC)

SHKARKO APP