Merkel: Faleminderit o të huaj që e bëtë Gjermaninë mrekulli!

 

"Faleminderit nga zemra për atë që keni bërë për vendin tonë", deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel për të gjithë punëtorët e huaj që ndihmuan në rritjen ekonomike të Gjermanisë duke nënvizuar rolin e tyre në krijimin e mrekullisë ekonomike gjermane gjatë viteve ’50 dhe ’60 të shekullit të kaluar.

Falenderimin e sipërcituar, Merkel e bëri në ceremoninë me rastin e 60-vjetorit të pranimit të punëtorëve italianë, në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe Itali-Gjermani, që u nënshkruan në vitin 1955..

Swiss Digital Desktop Reklama

”Këta punëtorë jo vetëm ndihmuan ekonominë për të marrë veten pas luftës, por kontribuan edhe në mrekullinë ekonomike që çuan vendin drejt rimarrjes së rolit ndërmjet demokracive perëndimore”, theksoi Merkel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ceremoninë e rastit, të organizuar në kancelari, ishin të pranishëm 150 të ftuar, mes tyre edhe emigrantë të disa brezave.

Me vëmendjen drejt krizës aktuale të imigrimit, Merkel pranoi edhe disa gabime të kryera, siç është ai i mosnjohjes së dyshtetësisë si edhe mungesën e kurseve të integrimit dhe gjuhës.

”Këto gabime nuk duhet të përsëriten”, tha ajo.

Në dhjetor 1955, ish-Republika Federale Gjermane nënshkroi marrëveshje me Italinë për marrjen e punëtorëve për shkak të mungesave të forcës së punës për ekonominë.

Ajo nënshkroi marrëveshje edhe me Greqinë dhe Turqinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?