Merkel kundërshton mbylljen e kufijve të BE: E morëm njëherë mësimin nga reagimi fillestar ndaj pandemisë, nuk duhet të përsëritet më

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kundërshtuar mbylljen e kufijve të Bashkimit Europian.

Duke folur në asamblenë parlamentare franko-gjermane, Merkel tha se u mor njëherë mësimi nga përgjigjia e parë ndaj pandemisë dhe mbyllja e kufijve të BE me fqinjët nuk duhet të përsëritet më.

Sipas saj, ai vendim është shumë i vështirë dhe Gjermania do të jetë kundër nëse propozohet.
BE ka filluar të heqë kufizimet për udhëtarët nga vendet e treta. Së fundmi listës iu shtua dhe Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?