Merkel në tur, Rusia ‘tregon dhëmbët’
Pse po e viziton Merkel rajonin në këtë kohë, pyesin shumë media.
Përgjigja gjendet në dhjetëra shkrime: për t’i treguar Rusisë se Ballkani Perëndimor do jetë pjesë e BE.
Pikërisht në ditën që kancelarja gjermane niste vizitën në rajon, Rusia vendosi veton ndaj një rezolute të OKB për Srebrenicën.
Rezoluta britaniko-holandeze dënonte genocidin e vitit 1995 dhe bënte thirrje për pajtim.
Por Rusia nuk e pranoi rezulotën.
I dërguari rus në OKB, Vitaly Churkin tha se vota JO erdhi për shkak se një rezolutë e tillë vetëm sa do hapte plagët e vjetra në rajon.
Ai shtoi se në rezolutë fajësohet vetëm Serbia.
“Është e pamundur të shmangësh konkluzionin se edhe serbët kanë vuajtur jo më pak se të tjerët,” tha ai.
Kurse ambasadori britanik në OKB, Matthew Rycroft tha se është pikërisht mohimi dhe jo rezoluta, ajo që do shkaktojë përçarje.
Ndërkohë për mediat europiane ka qenë shumë i rëndësishëm mesazhi i Merkel në Tiranë se vendet e rajonit e kanë rrugën të hapur për në BE dhe se askush nuk e pengon artificialisht integrimin.
“Katër milionë myslimanë jetojnë në Gjermani, dhe ne jetojmë bashkë. Ideja që ne nuk e duam Shqipërinë në BE pasi janë myslimanë, është e gabuar”, tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

