Merkel nuk ndalet: Dua mandatin e katërt

Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk di të ndalet.

Sipas revistës gjermane "Spiegel", Merkel ka vendosur të kandidojë sërish në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 për të marrë një mandat të katërt.

Vendimi duket se është marrë gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU, Peter Tauber.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim është vendosur se kush do jetë përgjegjës për fushatën që nis pas një viti e gjysmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Merkel ka diskutuar para pak javësh edhe me shefin e CSU, Horst Seehofer.

Sipas Spiegel, ky i fundit shpreson se Unioni do kapë shumicën absolute në zgjedhje.

Megjithatë, Merkel është shprehur skeptike.

Në fillim të vitit 2016, Merkel do bëjë të ditur publikisht vendimin e saj për rikandidimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?