Merkel: Skandali “Volkswagen” pa impakt në industrinë gjermane

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel vlerësoi se skandali “Volkswagen” ishte “dramatik” por nuk do të kishte ndikim afatgjatë në lidhje me reputacionin e industrisë gjermane.

Në një intervistë për radion publike “Deutschlandradio”, Merkel theksoi se “Volkswagen” tashmë duhej t’i nënshtrohej një “transparence më se të nevojshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sigurisht është një ngjarje dramatike e cila nuk është e mirë”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Por besoj se reputacioni i industrisë gjermane, besimi në ekonominë gjermane nuk është provuar që ne të mos konsiderohemi më si një vend i përshtatshëm në fushën e biznesit”.

Ndërtuesi i automjeteve, një prej kampionëve të industrisë gjermane pranoi se ka instaluar në mbi 11 milionë të automjeteve të tij të shitura në mbarë globin, një sërë programesh që zhvlerësonin rezultatet e matjeve të ndotjes. Kjo pajisje zbulonte kur makina i ishte nënshtruar testit të kontrollit duke e vendosur atëherë motorin në komandën ndotje minimale, motori rimerrte më pas komandën e funksionit të zakonshëm operativ 11 herë më shumë ndotës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?