Merkel: S’mund të pres refugjatë në shtëpinë time

 

Më në fund, kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur pa dorashka duke shprehur atë që të gjithë mendonin: ajo nuk është edhe aq dashamirëse sa ç'duket ndaj çështjes së refugjatëve.

Vetë ajo ka thënë në një intervistë për gjermanen "Bild" se nuk është e gatshme që të presë refugjatë në shtëpinë e saj.

“Me gjtihë respektin për atë që bëjnë, është një gjë që për momentin nuk mund ta imagjinoj”, tha Merkel, e cila gjithsesi u shpreh e vendosur për pritjen e emigrantëve, megjithëse kjo gjë mund të kompromentojë marrëdhëniet me anëtarët e partisë së saj.

Kohët e fundit ka pasur shumë pakënaqësira në Bashkimin Kristian-­Demokrat për shkak të vendimeve solidare të Merkelit.

Politika e mikpritjes ndaj emigrantëve duket se po i kushton shumë kancelares gjermane.

Popullariteti i saj ka rënë ndjeshëm dhe marrëdhëniet brenda partisë janë shumë të ftohta. Gjithashtu, presidenti i landit të Bavarisë, Seehofer i ka dalë disa herë hapur kundër.

Vendimi i Merkel për të pritur emigrantët u mbështet nga 39 përqind e gjermanëve ndërsa u kundërshtua nga 48% e tyre.

Ajo po vepron kundër dëshirës së popullit, gjë që mund t’i kushtojë shtrenjtë në zgjedhjet e ardhshme, por ndoshta edhe më herët. E vetëdijshme për sondazhet dhe mbështetjen në rënie, Merkel deklaroi se kostot për mikpritjen e refugjatëve nuk do të rëndojnë në xhepat e taksapaguesve gjermanë.

Për fat kemi qenë të kujdesshëm financiarisht dhe për shumë vite ekonomia jonë ka qenë e fortë. Nuk do të fusim taksa të reja për të përballuar shpenzimet. Gjermanët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për pritjen e refugjatëve”, u shpreh Merkel në intervistën e dhënë për "Bild".

 

SHKARKO APP