Merkel­-Tsipras, ulërima në telefon

Nata mes të hënës dhe të martës ka qenë e ndezur në linjën telefonike Athinë-­Berlin.

Sipas gazetës popullore "Bild", ka ndodhur një sherr i ndezur telefonik mes kancelares Merkel dhe kryeministrit grek Tsipras, ku ka patur edhe “ulërima”, sipas gazetës gjermane. Merkel ka qenë veçanërisht e tërhequr përballë kërkesave greke, duke ju përmabjtur tezës se duhet një borxh i përkohshëm, derisa të përcaktohen trajtat precize të planit të shpëtimit.

Një zëdhënës i qeverisë greke hodhi poshtë pretendimet e Bild, duke thënë se biseda ka qenë normale. Ndërkaq, Tsipras u kritikua hapur nga ish-­ministri i tij i financave Varufakis, i cili ka rrëzuar projektin e planit të shpëtimit.

Sipas tij, npaketa e tretë e ndihmave për Greqinë, për të cilën është gjetur marrëveshja, nuk do të funksionojë.

Varufakis i tha BBC se të gjithë ata që e dinë gjendjen e financave greke, e kanë të qartë se ky plan nuk do të funksionojë. 

 

SHKARKO APP