FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Merkel: Virusi duhet të trajtohet në mënyrë serioze

Edhe pse Gjermania e ka përballuar relativisht mirë pandeminë e koronavirusit, ende nuk është jashtë rrezikut, deklaroi kancelarja Angela Merkel, duke paralajmëruar banorët të tregohen të matur.

“Rreziku i paraqitur nga virusi mbetet serioz”, theksoi ajo, duke treguar disa rajone ku shpërthimet po përhapen shpejt.

Ajo rikujtoi banorët se ndalimi i përhapjes së koronavirusit është detyrim i të gjithëve, gjë që do të thotë se duhet të vazhdojnë t’i përmbahen rregullave të distancimit social dhe higjenës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Merreni seriozisht, sepse është situatë serioze,” theksoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Instituti Robert Koch (RKI), raportoi sot se në 24 orët e fundit ka regjistruar 687 raste të reja, duke e çuar në 193 243 numrin e përgjithshëm të rasteve.//ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?