Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 15:26 Kombëtarja U-21, Maksuti dhe Arifi: Na presin dy ndeshje shumë të forta ndaj Luksemburgut dhe Spanjës! Kombëtarja U-21 ka nisur grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor, ndaj Luksemburgut dhe Spanjës, që do të zhvillohen në stadiumin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Merkel viziton në spital Navalnin

Bota E hënë, 28 Shtator 2020 18:46
Merkel viziton në spital Navalnin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri një vizitë personale politikanit rus të opozitës Aleksej Navalni, i cili po kurohet në një spital të Berlinit për helmim, në atë që zëvendëskancelari Olaf Scholz e quajti të hënën një “sulm vrasës”.

Komenti i zotit Scholz dhe lajmi për vizitën e Kancelares Merkel ka të ngjarë ta zemërojë Moskën, e cila i ka hedhur poshtë përfundimet e ekspertëve gjermanë, francezë dhe suedezë se zoti Navalni u helmua me një agjent nervor në Rusi muajin e kaluar.

Rusia e ka kritikuar vazhdimisht Gjermaninë, duke thënë se ajo dështoi të ndajë informacionet për çështjen në fjalë.

“Ishte një vizitë personale tek Navalni në spital,” tha zëdhënësi i zonjës Merkel Steffen Seibert në një konferencë të rregullt për shtyp, duke mos pranuar të japë hollësi se për çfarë u fol dhe sa kohë zgjati takimi.

Zoti Navalni shkroi në Twitter se ishte “një takim privat dhe bisedë me familjen.” Ai shtoi: “I jam shumë mirënjohës Kancelares Merkel që më vizitoi në spital”.

Aleksej Navalni u dërgua nga Rusia në Berlin muajin e kaluar, pasi u sëmur gjatë një fluturimi me linjat e brendshme në Rusi. Ai u trajtua në Spitalin Charite për 32 ditë para se të dilte javën e kaluar.

Zv/kancelari Scholz tha se organizatat ndërkombëtare kishin konfirmuar në mënyrë të pavarur se Navalni ishte helmuar me agjentin nervor të tipit sovjetik

Novichok, dhe i kërkoi Moskës që të bashkëpunojë në hetimin rreth asaj që ndodhi.

“Ishte një sulm i egër, vrasës,” u tha zoti Scholz anëtarëve të shoqatës së shtypit të huaj VAP në Berlin.

“Dhe kjo është arsyeja pse ne i bëjmë thirrje Rusisë që të bashkëpunojë në hetim. Sigurisht, Evropa do të duhet të vendosë bashkarisht për përgjigjen e duhur,” tha ai.

Mund t'ju interesojë

Kriza në Paraguai: Alliana emëron Jorge Schreiner në krye të bankës qendrore pas kolapsit të Ueno

Kriza në Paraguai: Alliana emëron Jorge Schreiner në krye të bankës qendrore pas kolaps...

Para 53 minutash
Protestat në Europë: nga Parisi në Tiranë për qiratë, pagat dhe korrupsionin

Protestat në Europë: nga Parisi në Tiranë për qiratë, pagat dhe korrupsionin

Para 1 ore
Teddy Riner, legjenda franceze e xhudos, shpall kandidaturën për president: “Franca nuk ka nevojë për një politikan profesionist”

Teddy Riner, legjenda franceze e xhudos, shpall kandidaturën për president: “Franca nuk...

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjermania mban kryesinë e rradhës të BE-së me 27 vende anëtare.

Çështja Navalni i ka përkeqësuar më tej marrëdhëniet midis Moskës dhe një numri vendesh perëndimore. Zonja Merkel është përballur me thirrje për të pezulluar tubacionin gati të përfunduar të gazit Nord Stream 2, i cili ka për qëllim të sjellë më shumë gaz rus drejtpërdrejt në Gjermani.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I pyetur nëse sanksionet evropiane kundër Rusisë duhet të përfshijnë edhe tubacionin Nord Stream 2, zoti Scholz tha se tubacioni është projekt në pronësi private i afro 100 kompanive, duke shtuar se ndërtimi i tij do të ulte varësinë e Gjermanisë në sektorin e energjisë.

Nord Stream 2 drejtohet nga gjigandi shtetëror rus i gazit Gazprom, me gjysmën e fondeve të siguruara nga Uniper i Gjermanisë dhe filiali Wintershall i BASF, kompania anglo-holandeze Shell, si dhe OMV dhe Engie të Austrisë./VOA/

Etiketat e lidhura

MerkelNavalni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kombëtarja U-21, Maksuti dhe Arifi: Na presin dy ndeshje shumë të forta ndaj Luksemburgut dhe Spanjës!
Tani

Kombëtarja U-21, Maksuti dhe Arifi: Na presin dy ndeshje shumë të forta ndaj Luksemburgut dhe Spanjës!

Carrick përplaset me një gazetar për të ardhmen: Çfarë mendimi ke ti?
Para 6 minutash

Carrick përplaset me një gazetar për të ardhmen: Çfarë mendimi ke ti?

Yamal kalon Harry Kane, bëhet asistuesi më i mirë në Europë
Para 20 minutash

Yamal kalon Harry Kane, bëhet asistuesi më i mirë në Europë

Hyn në fuqi vendimi për resortet mikse: maksimumi 40% e sipërfaqes për banesa, 60% për turizëm
Para 24 minutash

Hyn në fuqi vendimi për resortet mikse: maksimumi 40% e sipërfaqes për banesa, 60% për turizëm

Më të lexuarat

1 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

2 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 19 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
8 Nëntor 2026, 13:10

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.