Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Europën

Bota E premte, 17 Shtator 2021 18:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: DW

Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të 16 vjetëve qeverisje Angela Merkel merr vlerësime maksimale jo vetëm në Gjermani, por në shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian.

Në 12 shtete të BE kancelarja Merkel vlerësohet si personalitet drejtues, që ruajti unitetin e BE dhe përballoi me sukses kriza të ndryshme. Është konkludim i një studimi të gjerë, të bazuar në sondazhe, të Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR), qendër kërkimore e Brukselit. Në të konstatohet se “Angela Merkeli mishëron një Gjermani të fortë dhe stabile. Dhe është pozicionuar si spirancë e Evropës, në më shumë se një dekadë krizash”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dihet se në katër mandatet e Merkelit si kancelare ka pasur disa kriza të mëdha. Kujtojmë krizën e eurozonës në 2008/2009; krizën e refugjatëve në 2015-ën; referendumin e Brexitit në 2016 dhe pandeminë e Covid-it, dy vitet e fundit. Merkeli çmohet veçanërisht për aftësinë e saj për kompromis dhe për të krijuar konsensus. Pa Merkelin, në botë do të kishte pasur më shumë konflikt, konkludojnë p.sh. 33 përqind e spanjollëve, 30% e holandezëve dhe 28% e portugezëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më mirë Merkeli apo Macroni për të drejtuar Evropën?

Midis Merkelit dhe Macronit, qytetarët evropianë preferojnë qartë Merkelin. Merkelin e përfytyrojnë p.sh. për postin e një presidenteje të Evropës (post hipotetik), 41% e të anketuarve në Evropë, përballë 14 përqind, që preferojnë presidentin e Francës, Emanuel Macron. Autorët e studimit shpjegojnë se “me stilin e saj teknokratik të drejtimit ajo zgjon më shumë besim, se Macroni me fjalimet e tij vizionare”. Si lidere të Evropës Merkelin e preferojnë madje edhe 32% e francezëve, në një kohë që presidentin e tyre e shohin në këtë rol vetëm 20% e francezëve. Për Merkelin si lidere të Evropës janë edhe 42 përqind e gjermanëve, që i japin 15% Macronit. Në sondazh morën pjesë 16.247 evropianë.

Mund t'ju interesojë

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank

Para 7 orësh
Irani zbulon “qytetin” nëntokësor të raketave: gjeneralët inspektojnë arsenalet, Ghalibaf paralajmëron SHBA-në

Irani zbulon “qytetin” nëntokësor të raketave: gjeneralët inspektojnë arsenalet, Ghalib...

Para 9 orësh
Zbulohet letra sekrete që Trump i la Bidenit në Zyrën Ovale

Zbulohet letra sekrete që Trump i la Bidenit në Zyrën Ovale

Para 9 orësh

Gjermania ka përfituar nga imazhi pozitiv i Merkelit

Qeverisja e Merkelit rezulton se i ka qetësuar frikërat në Evropë nga një Gjermani shumë e fortë. Merkeli e ka pozicionuar Gjermaninë si një fuqi bashkuese. Kjo mbështetet nga fakti që Gjermaninë e vlerësojnë jo vetëm qytetarët e shteteve, që e duan politikën financiare të kursimeve, por edhe shtetet në jug, kritike ndaj kësaj politike. Simpati në vendet kritike ndaj Gjermanisë, Merkeli siguroi sidomos me dakordimin historik për të hyrë në borxhe të përbashkëta i gjithë BE, që të financohet programi i rindërtimit të ekonomive nga Covid-19.

Shumica e qytetarëve, si në veri, ashtu edhe në jug të Evropës, si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim thanë më tej se kanë besim që interesat e tyre t’i përfaqësojë në shumë fusha Gjermania. Lidershipin ekonomik gjerman e mbështesin edhe 45% e spanjollëve në jug të Evropës dhe 50% e hungarezëve në lindje. Gjermaninë e shohin si lidere, në mbrojtje të të drejtave të njeriut, 35% e evropianëve.

Por në pikëpamje gjeopolitike, si përfaqësuese të evropianëve p.sh. përballë SHBA apo Kinës, Gjermaninë e përfytyrojnë më pak evropianë: nga 22 deri 20 përqind. Për të avancuar në këtë drejtim, sipas studimit, Gjermania duhet të ecë në rrugë krejt të reja. Por një fillim radikal të ri nuk e premton asnjëri nga kandidatët aktualë për kancelarë të Gjermanisë. Një fillim radikal të ri nuk e kërkojnë aktualisht as shumica e gjermanëve.

Etiketat e lidhura

Angela MerkelEmmanuel Macron
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 30 minutash

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 31 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 32 minutash

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 43 minutash

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 8 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 9 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 9 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 8 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.