Merr flakë anija në mes të natës, turistët në dilemë: të digjen apo të hidhen pranë peshkaqenëve?

Një grup turistësh që po udhëtonin me anije rreth ishujve Galapagos janë përballur me një vendim të vështirë: të digjen ose të hidhen afër peshkaqenëve.

Gjatë natës, pasagjerët vunë re tymin që po dilte nga dhoma e motorit. Në një video të realizuar nga gazetarja Lisa Bartley, turistët dëgjohen duke bërtitur që të mbanin frymën.

Një shoqe e saj tha: “Anija ka marrë flakë. Thanë se vjen nga dhoma e motorit. Nuk e di nëse duhet të qëndroj në anije apo të hidhem në ujërat plot me peshkaqenë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, të gjithë morën jelekë shpëtimi. 16 turistë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit u hodhën në ujë. Problemi nuk përfundoi këtu. Dy anijet e shpëtimit nuk lëviznin kështu që u detyruan të notonin në errësirë, të gjithë bashkë për një orë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Personat që i drejtonin thanë që të mbanin duart e kapura dhe të mos ndaheshin nga njëri-tjetri derisa arritën në ishullin më të afërt.

Fatmirësisht, pas një ore arritën të rregullonin anijet e shpëtimit dhe për dy orë e gjysmë mbërriti një anije e madhe që i shpëtoi të gjithë.

SoCal vacationers forced to jump overboard into shark-infested waters after boat catches fire | ABC7

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?