FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Merr flakë shkolla, humbin jetën 20 nxënës

Të paktën 20 fëmijë kanë vdekur, pasi mbeten të  bllokuar në një shkollë në kryeqytetin e Nigerisë, Niamey e cila u përfshi nga flakët.

Zjarri filloi të hënën pasdite, më 12 prill kur fëmijët po ndiqnin mësime në klasat e krijuara me kashtë.

Flakët bllokuan portën e shkollës, kështu që shumica e nxënësve u desh të shpëtonin duke kaluar mbi një mur, tha një zyrtar i sindikatës së mësuesve i cituar nga Reuters.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumica e atyre që nuk arritën të shpëtonin ndodheshin në çerdhen e shkollës, thonë zyrtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Njëzet e një klasa në kasolle kashte morën flakë. Rreth 20 fëmijë ishin bllokuar në flakë,” i tha komandanti i shërbimit të zjarrit Sidi Mohamed televizionit publik, raporton AFP.

Ai tha se zjarrfikësit morën pjesë në skenë shumë shpejt, por fuqia e zjarrit ishte e madhe.

Kryeministri Ouhoumoudou Mahamadou shkoi në shkollë për të shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të fëmijëve që humbën jetën.

Fotografitë e shpërndara në mediet sociale tregojnë turmat e mbledhura afër shkollës duke parë rrënojat e djegura.

Zyrtari i sindikatës së mësuesve, Mounkaila Halidou, tha se ishin rreth 800 studentë që vijonin shkollën.

“Ata që vdiqën ishin kryesisht në parashkollor,” tha ai.

Nigera është kombi më i varfër në botë, sipas renditjes së zhvillimit të KB për 189 vende.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?