Merren masa sigurie në Capitol, asnjë shenjë proteste

Në Uashington, masat e sigurisë rreth Capitol ishin sot të rrepta, pas paralajmërimeve të policisë se një grup paraushtarak mund të përpiqej të sulmonte ndërtesën e Kongresit, për të shënuar një datë me rëndësi në kalendarin e një teorie konspirative të pabazë.

4 marsi është dita kur ithtarët e teorisë së konspiracionit QAnon besojnë se ish-Presidenti Donald Trump, i cili u mund nga Presidenti aktual Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, do të betohej për një mandat të dytë në detyrë. Deri në vitin 1933, data e përurimit të presidentëve ishte 4 marsi. Sot nuk pati shenja protestuesish përgjatë gardhit prej çeliku që rrethon Kapitolin që prej trazirave të 6 janarit nga mbështetësit e Trump.

Brenda gardhit, mund të shiheshin dhjetra trupa të armatosura të Gardës Kombëtare. Sheshi Freedom Plaza, një pikë tubimi për protestat e mëparshme të elementëve të krahut të djathtë, përballë zyrës së kryetares së bashkisë së Uashingtonit, ishte e zbrazët. Edhe trafiku në qendër të qytetit ishte i pakët dhe shiheshin pak kalimtarë.

SHKARKO APP