Merret vendimi, Italia heq akcizën për karburantet dhe gazin
Këshilli i Ministrave në Itali ka hequr akcizën për karburantet deri në datën 8 korrik, si masë lehtësuese kundër krizës së rritjes së çmimeve.
Një tjetër vendim i qeverisë italiane ishte edhe heqja e akcizës për gazin metan dhe uljen e TVSH-së me 5%. Vendimi ka afat nga data 3 maj deri më 8 korrik, ku do të organizohen kontrolle rigoroze kundër tregtarëve që abuzojnë me çmimet.
Italianët do ta blejnë mesatarisht benzinën dhe naftën me 1,8 euro nga mbi 2,2 euro që ishte më parë, ndërsa ulje të ndjeshme të çmimit do të ketë edhe gazi, i cili përdoret masivisht në Itali.