Merret vendimi, kush ka edhe një simptomë të vetme do bëjë test
Presidenti i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana e çeli konferencën e radhës për shtyp me lajmin që italianët e jo vetëm po presin të dëgjojnë prej kohësh tashmë: “Linja e infektimeve nuk po rritet, madje përkundrazi, them se ka nisur rënia”, deklaroi ai.
Fontana sqaroi se ka pasur një shtim të numrit të testeve krahasuar me ditët e shkuara, e pavarësisht kësaj vihet re një reduktim I numrit të të prekurve. “ Kjo na gëzon”, u shpreh ai, duke shtuar, se ky është njëkohësisht demonstrimi i faktit që duhet të bëhen mesatarisht 5 ditë për të pasur një tablo më të qartë, dhe tabloja jonë na konfirmon se numrat po konsolidohen. Zyrtari I lartë këmbënguli sërish tek distancimi social.
“Edhe pse gjatë ditëve në vazhdim mund ta shohim këtë rënie, nuk duhet ta ulim vigjilencën, por të vazhdojmë përpjekjet tona për ta frenuar këtë gjë. Wuhani është prova e faktit që sakrificat sjellin rezultate dhe infektimi mund të bllokohet”, shtoi ai. Megjithatë, Instituti Kombëtar për Shëndetësi në këtë shtet, thotë se piku nuk është mbërritur dhe nuk është kaluar ende. Kreu i tij, Silvio Brusaferro, sqaroi sidoqoftë se ka thënë se ka shenja “të uljes” së numrit të të prekurve, duke sugjeruar se piku nuk mund të jetë larg, e pas tij, shifrat sërish do të fillojnë të ulen.