Merz: Tërheqja e trupave amerikane nga Gjermania ishte e pritshme

Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se tërheqja e trupave amerikane ishte e pritshme, pasi ishin të stacionuara vetëm përkohësisht në Gjermani.

“Mund të jetë pak e ekzagjeruar, por nuk është diçka e re,” tha Merz, shkruan Sky News.

Pasi deklaroi tha se Irani e kishte “poshtëruar” SHBA-në në bisedime dhe Trump reagoi duke i thënë kancelarit të rregullonte “vendin e tij të shkatërruar”, Merz i tha ARD se nuk do të braktiste përpjekjet e tij për të përmirësuar marrëdhënien e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk po heq dorë nga puna në marrëdhëniet transatlantike. As nuk po heq dorë nga puna me Donald Trumpin”, theksoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Mer, SHBA-të nuk do të stacionojnë raketa lundrimi Tomahawk në Gjermani për momentin, të cilat u premtuan nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së Biden në vitin 2024 për të forcuar aftësitë parandaluese të Gjermanisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?