Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:27 Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin Juventus dhe Milani pritet të përballen në një tjetër duel jashtë fushës së lojës, këtë herë në merkaton e transferimeve. Në qendër të vëmendjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mësuesi publikoi në klasë karikaturat e Profetit Muhamed, prindi i pret kokën në rrugë

Bota E premte, 16 Tetor 2020 21:11
Mësuesi publikoi në klasë karikaturat e Profetit Muhamed, prindi i pret kokën në rrugë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një person i armatosur që thuhet të jetë prindi i një nxënësi është qëlluar për vdekje nga policia franceze pranë Parisit, pasi dyshohet se i preu kokën me thikë një mësuesi të shkollës ku mësonte djali i tij.

Prindi sipas policisë dyshohej se mbante një jelek shpërthyes kur u qëllua nga policia.

Ai mendohet se e vrau mësuesin e shkollës, pasi ky i fundit e kishte zemëruar teksa u kishte treguar nxënësve karikatura të Profetit Muhamed.

Një burim i tha Le Parisien se: ‘Viktima kohët e fundit u kishte dhënë mësim studentëve të tij mbi lirinë e shprehjes dhe u kishte treguar karikaturat e Muhamedit’.

Kjo çoi në tërbimin e një prindi që u përball me mësuesin me një thikë kuzhine, për ti prerë më pas kokën,- tha burimi.

Krimi i parë ndodhi të premten pranë një shkolle rreth orës 5 pasdite në Conflans-Sainte-Honorine, rreth 25 milje nga qendra e kryeqytetit francez.

Prokurorët francezë të antiterrorit konfirmuan se po hetonin një sulm në të cilin një burrë u gjet me kokë të prerë në periferi të Parisit.

Presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë Conflans-Sainte-Honorine pas një takimi urgjent në Ministrinë e Brendshme të premten në mbrëmje, njoftoi BFM TV.

‘Trupi i një njeriu të prerë me kokë u gjet rreth orës 5.30 të pasdites,’ tha një burim hetues.

‘Kur arriti policia, personi që mendohej se ishte përgjegjës ishte akoma i pranishëm dhe i kërcënoi ata me armët e tij.’

Vrasësi i paidentifikuar më pas u arratis në qytetin e afërt Eragny-sur-Oise, rreth 2 milje larg, ku ai refuzoi të dorëzohej.

‘Ai po tundte në dorë një armë dhe më tej kërcënoi oficerët’,- tha burimi.

‘Kjo është kur ai u qëllua për vdekje nga policia. U dëgjuan rreth 10 të shtëna.’

Prokurorët anti-terror filluan menjëherë hetimin e incidentit,- tha burimi,- i cili shtoi më tej se sulmuesi po shihej si një “terrorist i dyshuar”.

Stacioni francez i lajmeve FranceNeës24 informoi që sulmi kishte të bënte me karikaturat e profetit Muhamed të botuara nga Charlie Hebdo.

Dëshmitarët panë burrin duke prerë kokën e viktimës pa emër – i cili ishte gjithashtu mashkull – në mes të ditës, dhe pranë një shkolle.

Oficerët nxituan në vendin e ngjarjes dhe panë vrasësin duke ikur, drejt Eragny.

Deri në orën 19:00, skena e vrasjes së dyshuar dhe skena ku vetë vrasësi u vra me armë, ishte rrethuar nga policia.


Mund t'ju interesojë

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të...

Para 57 minutash
COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von ...

Para 1 ore
Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank

Para 10 orësh

Etiketat e lidhura

prindiprofetit Muhamed
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 1 minute

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 5 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri
Para 15 minutash

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)
Para 22 minutash

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.