Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Meteorologët paralajmërojnë evropianët: Ja çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë festave të fundvitit

Bota E diel, 22 Dhjetor 2019 09:19
Meteorologët paralajmërojnë evropianët: Ja çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë festave të fundvitit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Evropianët që do të donin të kishin një “Krishtlindje të Bardhë”, do të zhgënjehen, pasi ajri i ngrohtë dhe moti i lagësht ka të ngjarë të karakterizojë sezonin festiv.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Siç shkruan euronews, një valë e ajrit të ngrohtë e bartur nga Stuhia Elsa po shtynë përreth Atlantikut nga Karaibet dhe Stuhia Fabian po përhapë nxehtësi nga deti Mesdhe dhe Afrika e Veriut.

Mund t'ju interesojë

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Para 10 orësh
Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Para 10 orësh
Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Para 20 orësh

Kështu, temperaturat pritet të arrijnë deri në 16 gradë C në Palermo në Sicili në Ditën e Krishtlindjes. Madje, edhe St. Petersburgu i cili zakonisht është i ftohtë në këtë pjesë të vitit, do të shohë temperaturat deri në 5 gradë C, sipas BBC.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Historikisht, ish-kryeqyteti rus ishte aq i ftohtë gjatë dimrit që lumi Neva ngrin mbi të.

Ndërkohë, Zvicra regjistroi të martën temperaturën e saj më të lartë ndonjëherë në dhjetor (20,5C) dhe nuk ka të ngjarë të ketë borë për Krishtlindje.

Në Gjenevë, parashikimi është për 10 gradë C dhe shi.

Michael Krucker, një parashikues i motit me Meteonews në Zvicër, tha se bora nuk ka të ngjarë të bie në vend, përveç vendbanimeve në lartësi prej mbi 1.000 metrash. Vendi normalisht ka një shans 20-30% për një “Krishtlindje të Bardhë”.

Ai vlerëson gjithashtu se periudhat më të buta të Krishtlindjes janë gjithashtu një shenjë e ndryshimit të klimës.

“Në të ardhmen, do të jetë më ngrohtë gjatë Krishtlindjeve. Ato (ndryshimet) janë vetëm të vogla, por për një kohë të gjatë unë do të thosha që mund të shohim një model të qartë”.

Në mënyrë të ngjashme, Steen Rasmussen, parashikuesi në Institutin Meteorologjik danez, tha se temperaturat në Krishtlindje do të jenë “shumë mbi normale” për dhjetor.

“Danimarka do të ketë një javë të butë pa borë”, shpjegoi ai.

Në Francë ndërkaq, ajri pritet të mbetet i ngrohtë ditët e ardhshme, me erëra të forta që “udhëtojnë” nëpër vend nga perëndimi, sipas Meteo France.

Stuhia Fabien, e cila pritet të godasë brigjet e Atlantikut të Francës midis të shtunës dhe të dielës, do të sjellë erë të fortë deri në 130 km/orë dhe do të sjellë më shumë ajër të ngrohtë nga Mesdheu dhe Afrika Veriore, ka thënë Meteo France për Euronews.

Përveçse nuk do të ketë borë, Franca Jugore është në gatishmëri për stuhi të dhunshme, erëra të mëdha dhe përmbytje.

“Do të ketë borë në lartësi, në male si Alpet, por jo në fusha”, ka thënë një zëdhënës për Meteo France. “Kështu që nuk do të ketë Krishtlindje të Bardha”.

Të paktën, jo në Francë: “Moti do të jetë shumë i butë”.

Por nuk është gjithçka e keqe: skiatorët në Alpe kanë parë disa nga deponitë më të mëdha të borës vitet e fundit.

Vendpushimet e skive në kufirin francez/italian raportuan deri në 1.5 metra në fillim të nëntorit, sipas blogut të dëborës MountainWatch.

Edhe pse temperaturat do të mbeten të buta në shumicën e vendeve – edhe pse jo me borë – shumë vende do të jenë të vranësuara dhe me shi.

Kështu, në vend të borës, shumë evropianë mund të përballen me një Krishtlindje ku qielli do të jetë i mbuluar nga retë.

Etiketat e lidhura

Meteorologët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.