Michelle apo Kamala si kandidate për Presidente përballë Trump? Harris arrin rekordin e parë në SHBA
Presidenti amerikan Joe Biden është tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale për Shtëpinë e Bardhë. Biden i cili vendimin e madh e dha përmes rrjete sociale, tha se “është në interesin e partisë dhe të vendit”.
Që pas deklaratës se do të kandidojë si presidente, Kamala Harris ka korrur suksesin e parë. Organizata pro-demokratike për mbledhjen e fondeve ActBlue njoftoi të dielën mbrëma se kishte arritur që të mblidhte një shumë rekord fondesh që ishte regjistruar brenda një dite të vetme. Bëhet fjalë për 42.8 milionë euro. Nga analistët është konsideruar si momenti më i mirë i mbledhjes së fondeve në historinë e Partisë Demokratike.
Nga ana tjetër, Michelle Obama shihet si e vetmja kandidate e mundshme demokrate që do ta mundte pa problem ish-presidentin amerikan, Trump.
Ish-presidenti Barack Obama vlerëson Joe Biden si një nga presidentët më të rëndësishëm të SHBA-së. Për të Biden është presidenti që largoi Amerikën nga kaosi ku e futi vendin Trump dhe administrata. Por në dedikimin e tij Obama nuk shpreh dhe nuk përmend kandidaten e mundshme Kamala Harris, e cila momentalisht është zv.presidente e SHBA-së.