Mike Pompeo në Izrael, zemërohen palestinezët

Mike Pompeo u bë të enjten sekretari i parë amerikan i Shtetit që viziton Lartësitë Golan, duke përcjellë hapur mesazhin se ky territor tashmë i përket Izraelit. Por vizita zemëroi palestinezët, që e akuzuan atë se në këtë mënyrë po ndihmon shtetin hebre të forcoje kontrollin në territoret e pushtuara.

“Ky territor është pjesë e Izraelit. Më kujtohet se si gjatë kohës kur isha oficer në ushtrinë amerikane faktori ndërkombëtar ushtronte presion për t’ia kthyer këtë zonë Sirisë. Kjo kërkesë ishte në rend të ditës në sallonet e Evropës dhe institucioneve elitë të Amerikës. Por imagjinoni pak sikur ky territor të ishte në duart e Assad dhe rrezikun që do t’i kanosej Perëndimit dhe Izraelit”, deklaroi Pompeo.

Udhëtimi i Pompeos në kolonitë izraelite të Bregut Perëndimor erdhi në një kohë kur ky mund të jetë turi i tij i fundit si sekretar Shteti në Lindjen e Mesme, për shkak se administrata e Donald Trump ndodhet në muajt e fundit të presidencës.

Trump mbështeti hapur Izraelin në vitin 2019, kur njohu sovranitetin e këtij vendi në rrafshnaltën e Lartësive Golan, të marra nga Siria në luftën e vitit 1967 dhe më vonë të aneksuara, me një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga Kombet e Bashkuara dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar.

SHKARKO APP