FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milano, dëbohet egjiptiania, kontakte me Isis për një atentat të mundshëm në Itali

Një 22 vjeçare egjiptiane që jetonte në Milano është dëbuar nga Italia për terrorizëm.

Fatma Ashraf Shaëky Fahmy, e cila ishte me dokumenta të rregullta në vendin fqinj, ishte pa punë prej disa kohësh.

Sipas Digos ajo ishte në kontakt me një pjesëtar të Isis, i cili në fillim i kishte kërkuar ti bashkohej atij në Siri dhe duke pasur vështirësi për planin e udhëtimit drejt Sirisë, ajo ka thënë se ishte e gatshme për të bërë një atentat në Itali, por pa marrë një përgjigje prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vajza jetonte në lagjen Gratosoglio, në periferi në Milanos, së bashku me prindërit dhe tre vëllezërit me të vegjël.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dukshme kanë qenë për fqinjët pikëpamjet e saj radikale. Në 2013 ajo kishte ndryshuar mënyrën e veshjes së saj, ndërsa në periudhën e aktivitetit gruaja mbante një burka të zi dhe doreza të zeza gjithashtu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?