Miliarderi nis fushatat në mbrojtje të Tokës, jep shpresë për njerëzimin
Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos dhuron 10 miliardë dollarë për iniciativën globale që ai po fillon, të quajtur “Fondi i Tokës Bezos”.
56-vjeçari e publikoi nismën e tij në Instagram ku edhe shkroi:
Toka është e vetmja gjë që e kemi të gjithë të përbashkët le ta mbrojmë së bashku.”
Kjo vjen prej një iniciative të ngjashme e cila quhet “Fondi i Ditës 1 të Bezos”.
https://www.instagram.com/p/B8rWKFnnQ5c/
Ai nisi gjithçka në shtator të vitit 2018, duke premtuar një angazhim prej 2 miliardë dollarësh për sigurimin e strehimit për familjet e pastreha.
Në nëntor 2019, ai njoftoi se do të dhuronte 98.5 milionë dollarë për 32 organizata të ndryshme.
Paratë vitin e kaluar u ndanë për 32 organizata në 23 shtete të ndryshme në Amerikë me vlerat monetare duke filluar nga 1.25 milionë dollarë deri në 5 milionë dollarë.
Në uebfaqen e “Fondit Bezos Dita 1” thuhet që paratë kanë shkuar për të mbështetur punën domethënëse dhe me ndikim të lartë për të siguruar strehim dhe mbështetje për familjet e reja në aktivitetet e komuniteteve në SHBA.
Si “Fondi i Ditës 1 Bezos” dhe “Fondi i Tokës Bezos” janë dëshmi e pastër e humnaizmit që ka dhuruar njeriu për njeriun.
Duke iu përgjigjur postimit të miliarderit në Instagram, një person shkruan:
Unë të dua Jeff !! Ti je Beyonce për mua.”
Ky koment i thotë të gjitha apo jo?!
Excited to announce this year's Bezos Day One grants. Thank you to these 32 organizations in 23 states working to end homelessness. I recently spent time with the amazing team at Community of Hope in Washington, D.C. – one of last year’s grantees. https://t.co/Lfy5LUWT99 pic.twitter.com/L0JeDUrjAY
— Jeff Bezos (@JeffBezos) November 21, 2019