Miliona amerikanë në udhëtim, ekspertët: Rritje dramatike e infektimeve

Miliona amerikanë po shpërfillin paralajmërimet e autoriteteve për të mos udhëtuar në prag të Ditës së Falënderimeve, çka po ngre alarmin për rritje dramatike të infektimeve në vend, para se vaksinat premtuese të dalin në treg. Edhe pse më të paktë në numër se vitin e kaluar, shumë amerikanë janë dyndur ne aeroportet dhe autostradat rreth vendit.

Sipas Administratës së Sigurisë së Transportit, më shumë se një 1 milion pasagjerë kanë kaluar kontrollin e sigurisë në aeroportet amerikane vetëm të dielën. “Ata duhet ta dinë se po rrezikojnë veten dhe familjarët. E di se në të tilla festash, është e dhimbshme të qëndrosh larg njerëzve të dashur, por duhet të durojmë pasi në të ardhmen nuk do të jetë kështu”, tha Anthony Fauci. Festa e gjatë e falënderimeve, e cila nis që të enjten, është tradicionalisht periudha me më shumë qarkullim e vitit, dhe 2020 mund të mos bëjë përjashtim.

Ndërkaq, shifrat e infektimeve vdekjeve e shtrimeve në spital vijojnë të rriten në SHBA. 1500 persona të tjerë humbën jetën ne 24 orët e fundit, ndërsa shtrimet në spital janë shtuar me 50% në 2 javë. Deri më tani, Covid-19 u ka marrë jetën më shumë se 257 mijë amerikaneve me mbi 12 milionë që janë testuar pozitiv që prej shpërthimit të pandemisë. me shqetësim po vihet re edhe rritja e infektimeve mes fëmijëve, ndërsa në një javë u raportuan më shumë se 144 mijë raste.

SHKARKO APP