Militanti i ISIS: “Euro 2016” do kthehet në varrezë
Një militant i ISIS vrau gjatë natës një komandant të policisë franceze, bashkëshorten e këtij të fundit, ndërsa shpëtoi vetëm fëmija 3 vjeç i çiftit.
Jean Baptiste Salvaing, 42 vjeç, mori 9 gjuatje në bark me thikë në banesën e tij në Magnanville, Yvelines, në veri të Parisit. Ngjarja u shënua në orën 08:30 PM. Shpërthime u dëgjuan në zonë gjatë natës, ku policia franceze neutralizoi vrasësin dhe shpëtoi fëmijën peng të çiftit. Brenda shtëpisë ata gjetën trupin e pajetë të gruas të komandantit, e cila gjithashtu ishte oficere policie. Autori u identifikua si si Larossi Abballa, 25 vjec, dhe pas investigimeve u zbulua se ka qenë pjesë e një rrjeti xhihadist që ka operuar në Siri.
Mediat e huaja raportojnë se rreth orës 20:52, Aballa kishte postuar një video mesazh të gjatë në Facebook Live. Në të ai ftonte për të vrarë policët, rojet dhe reporterët e gazetarët, duke theksuar i bindur se “Euro 2016 do të jetë një varrezë”.
Më pas u raportua se profili i tij u mbyll, por para kësaj në të ishin postuar edhe fotot e viktimave. Bashkë me të edhe një mesazh ku atentati merrej përsipër nga “sheiku Adnani”, numri dy i ISIS. Sipas burimeve të cituara nga BfmTv, gjatë blitzit të policisë, autori hapi zjarr kundër agjentëve. Pastaj erdhi zbulimi makaber i trupit pa jete te gruas. Shpetoi vetem femija qe sipas autoriteteve është në gjendje shoku.
Sipas mediave, në videon qe thuhet se ishte postuar shihej edhe fëmija i çiftit, një fëmijë vetëm 3 vjeç, i ulur pranë terroristit që thotë: “Nuk e di se çfarë do të bëj me të”. Presidenti francez, Hollande e ka cilësuar vrasjen e dy punonjësve të policisë si një akt terrorist. Në fakt, autori i krimit ishte dënuar në vitin 2013 për krime që lidhen me terrorizmin.
KOHA JONË SONDAZH

