Millosheviç ofendohet në Hagë nga një serb
Ish presidenti serb Sllobodan Millosheviç, i cili gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë dhe Bosnje, në Tribunalin e Hagës, është poshtëruar dhe fyer edhe nga të burgosurit e tjerë, madje edhe nga një serb.
Shtetasi serb Goran Jelishiç e ka cilësuar atë si “Adolf Hitleri” serb, shkruan gazeta serbe “Kurir”.
Serbi i Bosnjës Goran Jelishiç është dënuar nga tribunali i Hagës me 40 vjet burg për krime kundër njerëzimit, vrasje, torturë dhe plaçkitje të myslimanëve dhe kroatëve në kampin e Bërçkos në Bosnjë gjatë vitit 1992, ku ai ishte komandant, përcjell “Telegrafi”.