Milosheviçi po shkonte drejt Hagës … Ja detajet e udhëtimit

Julian Borger, redaktor i të përditshmes “Guardian” dhe fitues i çmimit Pulitzer, së fundmi ka nxjerrë në shitje librin e titulluar “The Butcher’s Trail”, që flet për hetimet dhe kërkimet intensive që janë bërë për kriminelët e luftës në ish-Jugosllavi.

Në librin për të cilin thotë se e ka shkruar me vite tëra, qysh në kohën kur ishte korrespondent i luftës në vitet ‘90 në Ballkan, Borger sjell detaje të panjohura deri më sot në lidhje me “gjuetinë” e Ratko Mlladiçit, Radovan Karaxhiçit, Ante Gotovinës, por edhe për punën e agjentëve amerikanë dhe britanikë në Beograd, Banja Llukë, Zagreb dhe Sarajevë.

Ai së fundmi ka botuar një artikull interesant rreth historisë së Sllobodan Millosheviçit dhe fluturimit të tij me helikopter për në Hagë, detaje këto të nxjerra nga libri i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja disa nga momentet më interesante:

Swiss Digital Mobile Reklama

“… Pas negociatave të gjata, ish-presidenti Sllobodan Millosheviç, më 28 qershor të vitit 2001 e gjeti veten në një furgon, i shoqëruar nga një Mercedes.

Rreth orës 19:00, kishte arritur në Banjicë, ku e kanë pritur tre helikopterë, por edhe Kevin Curtis, hetues i Tribunalit ndërkombëtar. Aty ishte edhe ministri i ri i Brendshëm, Dushan Mihajlloviç, i cili insistonte të dinte se sa kohë nevojitej që Millosheviçi të largohet nga vendi i tij. Por, përgjigjia e Curtisit ishte shumë e shkurtër dhe e qartë: 20 minuta.

Mihajlloviçit i është dukur shumë gjatë. Por, Curtis insistonte që atij gjithsesi t’i lexohen të drejtat si i arrestuar. Ky duhet të jetë një arrestim i drejtë, ka deklaruar ai, derisa dikush u kujtua se kryetari Vojisllav Koshtunica nuk është në dijeni për atë se çfarë është duke ndodhur.

Curtis kishte dalë për ta pritur Millosheviçin. Por, është interesant fakti se si i akuzuari i Hagës kishte filluar të tallej duke thënë: “Ju lumtë. Tani mund t’i paguani këta njerëz”, duke aluduar për rojet e burgut.

Pikërisht në atë ditë me lindjen e diellit, Curtis i lexoi të drejtat dhe akuzën.

Ish-presidenti serb e luante njëfarë loje të vet: e ndërpreu përkthyesin duke i kërkuar një cigare dhe duke e pyetur se ku kishte mësuar të flasë aq mirë gjuhën angleze. Pastaj, rrugës për në helikopter, u ndalua sërish.

“A e dini se sot është ‘Vidovdani’ o serbë”, tha ai. Dhe kështu, më pas filloi të flasë anglisht.

“A po të pëlqen kjo punë që po bën”?, e kishte pyetur Curtisin. “Çfarë bën në kohën e lirë kur nuk arreston njerëz të pafajshëm si unë?”.

Dhe për herë të fundit ia lëshoi një shikim Beogradit derisa fluturonin me helikopter mbi lumin Sava… Ai kërkoi edhe një cigare. Por Curtis i kishte thënë se nuk lejohet pirja e duhanit. Millosheviçi kishte bërë me gisht në drejtim të kabinës në helikopter.

“Edhe unë jam pronar i kësaj fluturakeje”, ka thënë ai.

Millosheviç i kishte pyetur më pas se ku ishin duke shkuar. Kur dëgjoi se rruga fillimisht po e dërgonte në Bosnjç, në Tuzëll, ai e përsëriti duke thënë me përbuzje :“Bosnjç”, thuaj se nuk ishte një destinacion i denjë për udhëtimin e tij.

Kështu, në Tuzëll, në kampin “Eagle”, po e priste lejtnanti Andy Milan, komandant i njësisë “Delta Force”.

Fillimisht, një ushtar e fotografoi dhe pastaj Millosheviçi filloi të bisedojë me të për atë se si fotografia është një profesion i mirë, se cilat janë këndet më të mira për të fotografuar dhe se si duhet përdorur objektivët.

Më në fund arrin aeroplani BAE 146, i njësisë ajrore mbretërore, i njëjti aeroplan që kishte transportuar trupin e Princeshës Diana për në Britani pas vdekjes së saj në Paris në vitin 1997.

Aterrimi në aeroportin Eindhoven, në afërsi të kufirit holandezo-belg, nuk është përcjellë me shkrepje të fotografive.

Aty ishte vetëm një fotoreporter nga Haga, i cili kishte harruar ta fusë filmin brenda aparatit. Kështu, historia nuk do të mund ta mbajë në mend një moment të tillë …”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?