Ministrat akuzohen për mashtrim me fondet e BE-së! Kryeministri bllokon hetimet: S’kemi nevojë për skandale

Ministrat dhe zyrtarë të lartë të qeverisë greke janë përfshirë në një nga skandalet më të mëdha financiare në vitet e fundit në vend, pasi dyshohen për pjesëmarrje në një mashtrim masiv me subvencionet bujqësore të Bashkimit Evropian.

Sipas një dosjeje 3.000-faqëshe të siguruar nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian, zyrtarët grekë përfituan në mënyrë të paligjshme qindra miliona euro duke përdorur prona që nuk i zotëronin, ose duke paraqitur projekte të rreme bujqësore, në dëm të fermerëve të ndershëm.

Disa ministra aktualë dhe ish-ministra të dyshuar për skandalin e fondeve të BE-së, hetimet e mëtejshme po pengohen nga vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili po mbron zyrtarët e vet përmes fuqisë politike që ka në parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Greqia në vitin 2025 nuk ka nevojë për skandale, por për të vërteta”,- tha Mitsotakis në një fjalim para parlamentit, duke tentuar të justifikojë mospërfshirjen e drejtësisë në çështjen në fjalë. Kjo mbrojtje politike për zyrtarët nën hetim bazohet në një klauzolë ligjore greke, e cila e lejon vetëm parlamentin të autorizojë ndjekjen penale të ministrave në detyrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?