Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Greqisë diskutojnë për zgjidhjen e çështjes Qiprijote
Çavusoglu, në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare të naftës të bëra në Mesdheun Lindor ka deklaruar: "Në Mesdheun Lindor asnjë kufizim nuk është i vlefshëm në mungesë të Turqisë dhe kjo vetëm rrit tensionin në rajon". Të dy ministrat kanë pozuar para fotografisë së bërë nga kryeministri i Greqisë, Eleftherios Venizelos me Ataturkun në vitin 1930 gjatë një vizite në Turqi.
Duke folur në konferencën për shtyp, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu tha se mbledhja e 3-të e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Greqi e cila do të zhvillohet më 5-6 dhjetor në Athinë është një tregues konkret që të dy vendet kanë një vullnet për zhvillimin e marrëdhënieve dhe ky takim do të jetë për rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat.
Çavusoglu ka pohuar se kapaciteti i tregtisë mes dy vendeve në vitin 2013 kishte arritur në 5.7 miliardë dollarë dhe theksoi se investimet e kompanive Turke në Greqi arrijnë në 6.7 miliardë dollarë, ku kanë si qëllim që ky kapacitet të rritet në 10 miliardë dollarë.
Çavusoglu gjithashtu theksoi se: “Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm mes Turqisë dhe Greqisë tha se për këtë vit parashikojmë që nga Turqia në Greqi të shkojnë 1 milion turistë, gjithashtu parashikojmë që edhe nga Greqia në Turqi të vijnë rreth 700 mijë turistë. Kjo na bën ne të lumtur".
– Problemi i Qipros dhe pakicat-
Çavusoglu ka theksuar se zgjidhja e çështjes së Qipros e cila ka mbushur afërsisht 50 vjet dhe akoma pret zgjidhje do të jetë një hap i rëndësishëm që do të ndikojë edhe në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit jo vetëm në Mesdhe, por do të jetë efektiv edhe në marrëdhëniet Turqi-Greqi dhe të dy popujve që jetojnë në ishull.
– Eksplorim të naftës në Mesdheun Lindor-
Çavushoglu duke rikujtuar se Qiproja Greke është tërhequr nga bisedimet pas rritjes së tensionit për shkak të kërkimit dhe shpimit me sonda për naftë në Qipro tha se "negociatat kishin vazhduar edhe nën kushtet më të vështira. Ne edhe në këtë kohë shprehim dëshirën për rifillimin e bisedimeve".
Çavushoglu theksoi se të gjithë e pranojnë se edhe populli turk i Qipros ka të drejta mbi rezervat e gazit dhe të naftës në Mesdhe dhe nëse vërejmë punimet e shpimeve të njëanshme të deritanishme nga pala e Qipros Greke atëherë shikohet qartë se këtu po injorohen të drejtat legjitime të popullit turk në Qipro.
Çavusoglu i cili rikujtoi se bisedimet e paqes kanë nisur me deklaratën e 11 shkurtit ka vlerësuar se: "Këto bisedime filluan për një zgjidhje në ishull ku dhe në kuadrin e zgjidhjes është edhe deklarata e përbashkët”.
Republika Turke e Qipros Veriore pasi ka bërë një kërkesë të tille nga Turqia si vend garant, dërguam në rajon anijen Barbaros Hajretin Pasha të Turqisë për kërkime sizmike. Turqia në këtë rajon nuk ka ndonjë kërkesë ilegale ku dhe ne i kishim shprehur se sapo të mbarojnë punimet me sondë do ta tërheqim anijen, është shprehur Ministri i Jashtëm Çavusoglu.
Çavusoglu ka vazhdon më tej duke u shprehur se "në këtë drejtim kemi pasur edhe propozime. Kemi pasur propozime edhe ndaj përfaqësuesit të OKB-së, gjithashtu jemi të hapur me propozimet tona edhe ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe autoriteteve greke dhe autoriteteve qipriote greke të Qipros Jugore, që të gjejmë një zgjidhje , ndërsa bisedimet vazhdojnë. Meqë jemi të detyruar ta bëjmë shpejt këtë dhe nëse është qëllimi i mirë zgjidhje ka shumë, por nëse nuk ka një qëllim të mirë dhe dilet me një qasje si "Unë jam anëtare e BE-së, kështu që unë përdor të drejtat e mia", atëherë këto nuk i shërbejnë zgjidhjes së çështjes.
– Marrëveshjet ndërkombëtare në Mesdheun Lindor
Në lidhje me pyetjen Izraeli dhe Egjipti përfshihen në marrëveshjet ndërkombëtare për burimet hidrokarbureve në Mesdheun Lindor ai u përgjigj se Greqia dhe vendet në fjalë janë shtete të pavarura dhe mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Çavushoglu gjithashtu ka theksuar se "Në Mesdheun Lindor asnjë kufizim nuk është i vlefshëm në mungesë të Turqisë dhe kjo vetëm rrit tensionin në rajon. Prandaj në këtë çështje i kemi bërë dhe i bëjmë thirrje si fqinjit tanë dhe mikut tanë Greqisë ashtu edhe vendeve të tjera".