Ministret kërkojnë ashpërsimit të ligjit ndaj ngacmimeve seksuale

Shtatëmbëdhjetë ministre francezë dhe ish-ministre janë betuar që do punojnë që gratë “sistematikisht të denoncojnë” ngacmimet seksuale. Sipas BBC, nënshkruesit e deklaratës, të cilat janë të gjitha gratë, me përfaqësim të shefe së FMN-së Christine Lagarde, ish ministren e shëndetësisë Franceze Roselyne Bachelot dhe ish Ministren e strehimit Cecile Duflot. Kjo vetëm në Francë është një problem madh që ndikon në rolin e fermës, pasi që ajo po përdoret dhe po shfrytëzohen duke u bërë presione, se nëse nuk plotësojnë kushtet e shefave, do të largohen nga puna. Të tilla raste tipike po ndodhin dhe në vendin tonë.

Ministren këshilluar që gratë të denoncojnë të gjitha komentet seksiste, gjeste të papërshtatshme dhe sjellje të papërshtatshme”. Qëndrimi i tyre ndërpartiak vjen pasi gjyqtarët francezë të martën hapi një hetim mbi pretendimet e shumta të ngacmimeve seksuale ndaj ish-Kryetarit Denis Baupin. Baupin, 53 vjeç, mohoi pretendimet dhe ka udhëzuar avokatët e tij të padisë dy degët franceze të medias për shpifje, duke i quajtur akuzat “mashtruese”.

Më tej BCC, shkruan se Ministri i Financave Michel Sapin ju zbulua një skandal, pasi ai kishte vepruar “në mënyrë të papërshtatshme” ndaj një gazetare femër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-ministret në deklaratën e tyre të përbashkët thanë se ata do të luftojnë kundër seksizmit. “Kjo nuk është për gratë për të përshtatur për këto mjedise. Kjo është sjellja e njerëzve të caktuara që duhet të ndryshojë,” thanë ata. “Mjaft është mjaft. Pandëshkueshmëria është e gjatë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-ministret kanë inkurajuar të gjitha viktimat e ngacmimit seksual dhe agresionit që të flasin dhe të bëjnë ankime.

“Sot arsenalet gjyqësore ekziston, por ligjet nuk zbatohen sa duhet”. Ata u ankuan se ligjet e punës për të mbrojtur punonjësit, nuk respektohen, më pak gra denoncojnë apo paraqesin ankesa dhe shumë pak prej këtyre ankesave çojnë në dënime.

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?