Ministri Belg: Myslimanët më praktikantë sesa të krishterët

Një Ministër Belg paralajmëron se sulmet e Brukselit nuk duhet “të na bëjnë armik të Islamit”. Koen Geens tha se kontinenti “nuk e kupton këtë, por ky është realiteti”. Myslimanët do të jenë më shumë praktikantë në Europë sesa të krishterët, pohoi Ministër Belg dje. Koen Geens, Ministër i Drejtësisë, i tha Parlamentit Europian se kontinenti ka nevojë për myslimanët.

 Koens tha se BE-ja e ka të nevojshme për të realizuar një ndryshim të popullsisë.”Në Europë, shumë shpejt ne do të kemi më shumë myslimanë se sa praktikues të krishterë”, shtoi ai.

“Kjo nuk është për shkak se ka shumë myslimanë, kjo është për shkak se të krishterët në përgjithësi janë më pak praktikantë. Europa nuk e kupton këtë, por ky është realiteti”.”Ne kemi 600,000 deri në 700,000 Myslimanë në Belgjikë dhe shumica dërrmuese e atyre njerëzve ndajnë vlera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për tu bërë armik me të gjithë ato njerëz, ne me të vërtetë do krijojmë probleme. Ne duhet të shohim se kush janë terroristët, që mbështet terroristët. Ne kemi nevojë për të trajtuar dhe ne kemi nevojë për të marrë të gjithë pjesën tjetër të myslimanëve në anën ynë”, ka thënë Geens.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por zëvendëskryeministri Jambon u akuzua për nxitjen e tensioneve me bashkësinë myslimane të Belgjikës, pasi ai pretendonte se ishte “vallëzimi” pas sulmeve që vranë 32 në aeroportin e Brukselit dhe më një stacion nëntokësor në qytet.

Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?